Ballina BreadCrumbTrailer Zyrat BreadCrumbTrailer Zyra për Integrime Evropiane

Zyra për Integrime Evropiane

Zyra për Integrime Evropiane në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim

Roli i Zyres

 

Në bashkëpunim me AKZHIE koordinon aktivitetet dhe ndihmon për sigurimin me kohë të informacioneve të Ministrisë për përgatitjen e takimeve të Mekanizmit Përcjellës të PSA për Kosovë (MPS) dhe të punëtorive sektoriale.

Koordinon zbatimin e detyrave të Ministrisë që dalin nga Plani i Veprimit për Partneritet Evropian, nga Termat e Referencës dhe Rregullat e Procedurat e Punës të GP për Acquis në raste kur ato ekzistojnë.

Monitoron dhe raporton rezultatet dhe aktivitetet e departamenteve  në kuadër të ministrisë që lidhen me obligimet që dalin nga PVPE-ja dhe dokumentet tjera strategjike të qeverisë së Kosovës. Koordinon, përkrah dhe asiston në përgatitjen me kohë të materialeve dhe raporteve për GP për Acquis si dhe për GP për standarde kur nevojitet.

Siguron përfshirjen e të dhënave të Ministrisë në Sistemin e Menaxhimit të Informatave për qëllime të monitorimit dhe të raportimit të rezultateve dhe aktiviteteve nga PVPE-ja. Komunikon dhe bashkëpunon ngushtë me homologët nga Ministritë tjera për të siguruar koordinimin e aktiviteteve për zbatimin efikas të veprimeve të PVPE-së si dhe bashkërenditjen e aktiviteteve të monitorimit dhe të raportimit.

 

Monitoron zhvillimin e legjislacionit dhe politikën e BE-së me rëndësi për pjesëmarrje në PSA dhe në zbatimin e standardeve për Kosovën dhe sipas nevojës këshillon Ministrin dhe Sekretarin e Përhershëm të Ministrisë.

Në bashkëpunim me Agjencinë për Integrim Evropian siguron shfrytëzim efikas të fondeve dhe bashkëpunon në koordinimin dhe programimin e asistencës financiare dhe teknike të ofruar nga BE-ja. 

 

Kontakti

 

Vedat Maxhuni
Udhëheqës i Zyres për Integrim Evropian
Ministria për Komunitete dhe Kthim
Tel:038/20016548
Email:    vedat.maxhuni@ks-gov.net
Adresa: Ish ndërtesa hekurudhore,Fushë Kosovë.

 

Lajmet

Arkiva e Lajmeve

Shtator 2010
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930

Video