PROF.DR.ISMET HASHANI
Zёvendёs Ministri
Ismet Hashani u lind më 29.07.1957 në Obiliq ,shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje-Obiliq,ndërsa në korrik të vitit 1980 diplomoi në fakultetin e shkencave matematiko-natyrore,drejtimi i kimisë.
Nga shtatori i vitit 1980 deri prill të vitit 1984 punoi si profesor i shkollës së mesme në OAM-Lypjan dhe SH.M.T.,,19 Nëntori në Prishtinë.
Nga prilli i vitit 1984 kur u zgjodh si asistent në FSHMN-Univerzitetin e Prishtinës ku edhe aktualisht është i punësuar si ligjërues i lëndës së kimisë inorganike III dhe kimi në farmaci.
-Gjatë viteve 1985-1987 ka përfunduar studimet pasdiplomike në Univerzitetin e Zagrebit ku mori gradën magjistër i shkencave ,ndërsa në qershor të vitit 1990 përfundon punën me sukses dhe arrin në gradën doktor i shkencave.
Krahas punës profesionale si profesor Univerziteti,ka ushtruar edhe funksione politike.
-Gjatë viteve 1987-2000 ka qenë shef i Departamentit të Kimisë 2 mandate dhe prodekan i FSHM-Univ.Prishtines.
-Gjatë viteve 2000-2002 ishte deputet në kuvendin komunal të Obiliqit,ndërsa nga viti 2002-2007 ishte kryetar i kuvendit komunal në Obiliq.
Eshtë anëtar i LDK-së dhe gjatë vitit 2002-2006 ishte kryetar i degës së LDK-së në Obiliq.
Aktualisht, thirrja akademike- Dr.Ismet Hashani prof. i asocuar.
Është i martuar,ka dy fëmijë Visarin dhe Dianën,jeton në Obiliq.
Tel: 038-552149
Email: ismet.r.hashani@ks-gov.net
