Ballina BreadCrumbTrailer Lajmet

FILLUAN PUNIMET NË FSHATIN ZALLQ PËR ZËVENDSIMIN E TENDAVE ME SHTËPITË E REJA

Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Sasha Rashiq, zv/kryeministri Hajredin Kuqi,Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, si dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Hans Dietrich Steinbach, të hënën vizituan fshatin Zallq të Komunës së Istogut për të parë dinamikën e punëve për rindërtimin e 13 shtëpive të komunitetit serb të kthyer kohë më parë.

Strehimin e serbëve të zhvendosur e ka marr përsipër Ministria për Komunitete dhe Kthim me ç’rast ka ndarë 158 mijë euro për realizimin e këtij projekti.

Zv/kryeministri Hajredin Kuqi i kënaqur me punën të cilën po e bënë Qeveria e Kosovës për kthim të qëndrueshëm e veçanërisht ministri për Komunitete dhe Kthim, Sasha Rashiq, tha se serbët e kthyer në fshatin Zallq të Istogut do të jetojnë në një ambient të sigurt dhe do të trajtohen si qytetarë të barabartë të vendit tonë. Qeveria e Kosovës po e përmbush premtimin e dhënë.

Duke u dhënë kurajë serbëve që të vazhdojnë me kthimin në shtëpitë e veta,ministri Sasha Rashiq, premtoi se punët për ndërtimin e këtyre shtëpive do të përfundojnë për 60 ditë dhe se këto 13 familje do të mund të vendosen në shtëpitë e tyre  në muajin shtator të këtij viti. Pas përfundimit të fazës së parë, në fazën e dytë do të ndërtohen edhe 5 të tjera, ku për këtë qëllim ministria ka siguruar 158 mijë euro. Angazhimet do të vazhdojnë edhe me ndërtimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve për punë, tha ai. Ajo çka u bëri me dije serbëve të kthyer ishte se ata që kanë shitur shtëpitë e ndërtuara nuk kanë të drejtë përfitimi më.

Nebojsha Derljeviq si përfaqësues i serbëve të kthyer i cili tani e njëmbëdhjetë vite kishte jetuar në Smederevska Pallank tha se ndihet i sigurt në këtë mjedis, me gjithë kundërshtimet që u paraqitën në fillim. Me tetë hektarë tokë të cilat i posedon shpreson ta sigurojë kafshatën e bukës, në mënyrë që mos të presë çdo herë ndihma nga të tjerët. Me këtë rast ai i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndihmohen me mjete bujqësore pasi që të ardhmen e shohin këtu, e ky është rrafshi i vetëm për momentin nga i cili mund të mbijetojnë.
 

Prapa

Lajmet

Arkiva e Lajmeve

Shtator 2010
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930

Video