Ballina BreadCrumbTrailer Lajmet

NË DRAGOLJEVC TË ISTOGUT NGRITEN DOLLI PËR FILLIMIN E RINDËRTIMIT TË SHTËPIVE TË REJA

Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Sasha Rashiq, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Istogut dhe nga përfaqësuesit e organizatave të ndryshme partnere, të premten vizituan fshatin Dragoljevc të Komunës së Istogut për të parë progresin e punëve në rindërtimin e shtëpive të reja për 12 familje serbe të cilat kanë vendosur të kthehen në Kosovë dhe të takohen me familjarët e kthyer. Projekti është i financuar nga Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe implementohet nga Ministria së bashku me Komunën e Istogut.

Familjet të cilat janë kthyer në fshatin e tyre në fund të muajit Mars të këtij viti, pas 11 viteve të zhvendosjes në Serbi kanë qenë të vendosura në tenda. Ata tani do të jenë të mbështetur me rindërtimin e shtëpive të shkatërruara si dhe do të marrin ndihmën themelore me mobilie dhe grante për integrimin socio-ekonomik.
Me këtë rast ministri Rashiq tha se : Kjo që po e shihni tash është rezultat i një bashkëpunimi të frytshëm me të gjithë partnerët si në nivelin lokal po ashtu edhe atë qendror. Integrimi është pjesa më e vështirë me të cilën do të ballafaqohemi në të ardhmen. Ne po mundohemi të përzgjedhim ata të cilët vërtet duan të jetojnë në Kosovë. Besojmë se Dragoljevci do të jetë shembulli më i mirë i kthimit të qëndrueshëm. Vetë fakti se të zhvendosurit janë kthyer tash tre muaj e po qëndrojnë në tenda deri në rindërtim të shtëpive, flet për vendosmërinë dhe gatishmërinë e tyre për bashkëjetesë me të tjerët. Edhe pse ne jemi dhe po punojmë vazhdimisht për kthimin, migrimet janë një çështje normale. E drejtë e njerëzve është që të lëvizin prej një vendi në tjetrin. Migrimi është një proces i cili nuk mund të ndalet e as e drejta e posedimit të pronës”, tha në fund të fjalës së tij ministri Rashiq .

Serbët e kthyer morën zotimin edhe nga kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, se do të trajtohen si të gjithë qytetarët e tjer siç jane trajtuar edhe më parë.

 

Të gjithë të kthyerit ishin mirënjohës për shtëpitë e reja dhe kualitetin e ndërtimeve. Mirëpo sidoqoftë fjalë miradije kishin më së tepërmi për fqinjët e tyre të cilët i pritën përzemërsisht duke u ofruar edhe ndihma në të gjitha rastet kur ata kishin nevojë.

Vitomir Sedlarevic një i kthyer i cili gjer më tani kishte jetuar në Shumaricë të Kragujevcit rrëfen për fqinjin e tij mjek i cili përveç mirëseardhjes së ngrohtë i ka ofruar ujë dhe mbushje telefoni çdo herë sa ai ka pasur nevojë. Ishte mjaftë i lumtur që i është dhënë rasti që të kthehet në vendin e tij të lindjes e të vazhdojë jetën së bashku me fqinjët e tij. Katër hektar tokë të cilat i disponon mendon se do të jenë burim i jetesës për te dhe familjen e tij, për të cilën pret se do t’i kthehet menjëherë posa ta ketë të përfunduar shtëpinë.

Në një atmosferë të përzemërt ku nuk munguan bisedat me të kthyerit, u shtrua një drekë modeste me ç’rast, u bë e qartë se ajo çka më së tepërmi  i kishte bërë të lumtur të kthyerit ishte mikpritja e ngrohtë e fqinjëve dhe siguria e lëvizjes. Treqind hektar tokë në Dragoljevac, sa kishin në dispozicion 75 familje serbe para luftës shpresonin se prapë do të jenë të punuara nga ta.  

Prapa

Lajmet

Arkiva e Lajmeve

Shtator 2010
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930

Video