Ballina BreadCrumbTrailer Lajmet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJE BASHKËFINANCIMI NE MES TË MKK- ZÇK E ZKM-së – KK I LIPJANIT

Zëvendësministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Ismet Hashani, Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve pranë Zyrës së Kryeministrit, Sergjan Sentiç dhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, kanë nënshkruar sot, një Marrëveshje të Bashkëfinancimit lidhur me bashkëfinancimin e projekteve me interes të përbashkët të kanalizimit fekal dhe asfaltimin e rrugës “Haxhi Kleçka” në Lipjan.

Ministria për Komunitete dhe Kthim  për realizimin e këtij projekti ka kontribuar me shumën prej 10.000.00 (dhjetë mijë) euro ndërsa kontributi financiar i Zyrës për Çështje të komuniteteve të Zyrës së Kryeministri është 10.709.00 (dhjetë mijë e shtatëqind e nëntë) euro, kurse implementimi i  projektit  në tërësi mbetet  në përgjegjësi të komunës së Lipjanit.

Në këtë rast zv/ministri Hashani theksoi se “ Ministria për Komunitete dhe Kthim marrëveshje të tilla për bashkëfinancim  të projekteve të ndryshme për përmirësimin e jetës së komuniteteve, ka pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës, tani kemi rastin edhe në komunën e Lipjanit, ku e kemi parë të arsyeshme të kontribuojmë në një pjesë të këtij  projekti me 10 mijë euro, projekt ky që u shërben të gjitha komuniteteve që jetojnë në qytetin e Lipjanit.
Shpresojmë që edhe në të ardhmen  do të kemi bashkëpunim e të tilla të suksesshme” ka thënë zv/ministri i MKK-së Ismet Hashani.
 

Prapa

Lajmet

Arkiva e Lajmeve

Shtator 2010
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930

Video