Ballina BreadCrumbTrailer Lajmet

MINISTRIA PËR KOMUNITETE DHE KTHIM DHE UNHCR-i ORGANIZUAN KONFERNCË PËR SHTYP

Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe UNHCR-i, mbajtën sot një konferencë për shtyp me temën: Kthimi vullnetar në Kosovë Në këtë konferencë ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Sasha Rashiq, si dhe shefi i misionit të UNHCR-it, Herman Stuurwold, paraqitën rezultatet e arritura për vitin 2009 si dhe përpjekjet e përbashkëta të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe UNHCR-it, në mbështetje të kthimit vullnetar në Kosovë.

Gjatë kësaj konference  u dhanë informacionet të nevojshme për procesin e kthimit, rezultatet e arritura si dhe sfidat kryesore me të cila cilat ballafaqohet ky proces.

 

 

Në fjalën e tij ministri Rashiq tha se Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me partnerët e tyre, kanë bërë përpjekje të mëdha për të mbështetur procesin e kthimit dhe ndihmuar komunitetet pakicë në Kosovë. Në krahasim me vitin 2008, ku numri i të kthyerve ka qenë shumë i vogël, në Vitin  2009 trendët kanë ndryshuar në kuptimin pozitiv. Sipas UNHCR-it, vitin e kaluar në Kosovë janë kthyer më shumë se 1150 persona, ndërsa ne jemi duke punuar që në gjysmën e parë të vitit 2010 të kemi kthim edhe më të madh të të zhvendosurve.

 

Në Vitin 2009, MKK ka hartuar një Strategji të re të kthimit dhe stabilizimit të komuniteteve si dhe Doracakun për kthim të qëndrueshëm, të cilët pritet që në muajt e ardhshëm të aprovohen nga Qeveria e Kosovës.

 

Ne sapo kemi përfunduar një projekt të madh për kthimin e 60 familjeve të zhvendosura në Llaplesellë.

 

200 familje janë kthyer vitin e kaluar në : Kllobukar, Sinaj, Istog, Pejë dhe vende të tjera, me ç’rast kanë pasur mbështetje të plotë në ndërtimin e shtëpive, mobilimin e tyre si dhe sigurimin e fondeve për krijimin e të ardhurave.

 

Të gjitha këto projekt siç janë ai i Llaplesellës, kthimi i 18 familjeve të komunitetit RAE në Serbobran, 20 familjeve shqiptare në Kroin e Vitakut, janë projekte që janë financuar nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, në bashkëpunim me partnerët e ndryshëm, e që na shërbejnë si shpresë dhe provë se procesi i kthimit është i mundshëm dhe mund të jetë i qëndrueshëm.

 

 

Duke folur për planet e MKK-së për Vitin 2010, ministri Sasha Rashiq tha se MKK-ja do të vazhdojë të ndihmojë procesin e kthimit me projekte të cilat, disa janë në fazën e planifikimit e disa në implementim.

 

Tri projekte të cilat janë realizuar nga ana e MKK-së në bashkëpunim me OJQ-të lokale do të përfundojnë në pranverë dhe do të mundësojnë kthimin e 50-60 familjeve në fshatrat Dolak, Shtitaricë, Pograxh, Serbicë e Ulët dhe Llaplesellë.

 

 

Dy projekte të tjera të financuara nga ana e MKK-së dhe Komisionit Evropian, janë në fazën e implementimit dhe pritet që ti kthejnë 140 familje në periudhën e parë të vitit 2010, si dhe 150 familje në periudhën e dytë të vitit 2010.

 

Nuk duhet anashkaluar  edhe njëri ndër projektet e mëdha i cili para dy ditëve u lansua në Mitrovicë e ai është kthimi i familjeve të komunitetit RAE në “Mëhallën e Romëve” dhe mbyllja e dy kampeve në Mitrovicë.

 

 

Në fund të fjalës së tij ai ftoi të gjithë të zhvendosurit për të ushtruar të drejtën e tyre për kthim në shtëpitë e tyre. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe do të bëjmë çmos për t’ju ndihmuar në rrugën drejt një të ardhmërie të re    

 

 

Sipas shefit të misionit të UNHCR-it, Herman Stuurwold,  viti 2009 ka paraqitur një hap pozitiv drejt kthimit vullnetare dhe re-integrimit të komuniteteve pakicë në Kosove.

 

“1,153 të kthyer që i kemi regjistruar në vitin e kaluar tregojnë një rritje prej 70 përqind në krahasim me vitin 2008, dhe kjo është rezultat i përbashkët i autoriteteve në Kosovë dhe regjion, si në nivelin qendrorë e po ashtu dhe atë lokal, UNHCR-it dhe partnerëve të tjerë``.

 

Duke shprehur optimizëm për vitin 2010 ai tha se : ``Ky vit premton shumë,pasi që shumë persona të zhvendosur kanë aplikuar për kthim. UNHCR-i do të vazhdoj edhe më tutje të mbrojë të drejtën e të gjithëve për t`u kthyer në shtëpitë e tyre që të gëzojnë një jetë të sigurt dhe të dinjitetshme``.

 

 

Ministri Sasha Rashiq, si dhe shefi i misionit të UNHCR-it, Herman Stuurwold, së bashku dënuan ashpër disa incidente të ndodhura ditëve të kaluara me ç’rast viktima ishin ishin pjesëtarët e komunitetit Serb. Sulmet e fundit me gurë në autobus, shtëpi të një serbeje si dhe dëmtimi i varrit të një serbeje në Gjilan janë akte që shkatërrojnë të ardhmen e Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj. Ata apeluan që akte të tilla të ndalohen dhe të identifikohen autorët e krimit. Duke përfituar nga ky rast apeluan tek përfaqësuesit e mediave që raportimi i incidenteve të jetë sa ma objektiv.

 

 

 

 

Prapa

Lajmet

Arkiva e Lajmeve

Shtator 2010
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930

Video