MINISTRI I MKK-së SASHA RASHIQ VIZITOI KUVENDIN KOMUNAL TË FUSHË-KOSOVËS
Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Sasha Rashiq së bashku me përfaqësuesit e UNDP-së Parviz Fartash si dhe Alex Standish. vizitoi sot Kuvendin Komunal të Fushë-Kosovës, me çrast u prit nga kryetari i saj z. Burim Berisha.
Qëllimi i takimit ishte që të bisedohet për mbështetjen të cilën Komuna e Fushë Kosovës mund ta jap për procesin e kthimit të qëndrueshëm dhe re-integrimin e personave të zhvendosur në fshatin Miradi e Epërme të Komunës së Fushë-Kosovës, projekt ky i paraparë të realizohet në fazën e parë të projektit RRK I.
Ministri Sasha Rashiq, me këtë rast tha se qëllimi i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim është që të ndërtojë një Kosovë multietnike, krijim të kushteve për kthim dhe re-integrim të të gjithë personave të zhvendosur në bazë të kritereve që disponojmë. Realizimi i fazës së pare të RRK I është përcjellë me sfida të ndryshme, ku të kthyerit kanë shprehur dëshirën që të kthehen të gjithë së bashku. Andaj neve si ministri na nevojitet mbështetja e komunës në realizimin e këtij projekti i cili nuk është vetëm kthim por edhe stabilizim i komunitetit. Ne si ministri jemi të gatshëm që të marrim përgjegjësi të mëtutjeshme dhe kontribuojmë në realizimin e projekteve të tilla duke llogaritur çdo herë në bashkëpunimin e ndërsjellët si me autoritetet lokale,qendrore e po ashtu edhe ato ndërkombëtare.
Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës z. Burim Berisha premtoi se kjo komunë do të vazhdojë me realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të cilat dalin nga projekti i RRK I në Miradi të Epërme si dhe do të kontribuojë që kthimi i të zhvendosurve të jetë zgjidhje afatgjate për ta .
Gjatë kësaj periudhe është investuar në infrastrukturë, ndërsa tani për momentin me përmirësimin e kushteve atmosferike si dhe kryerjes së procedurave të tenderimit do të fillojë faza e realizimit të ndërtimi të shtëpive tha ai.
Në fund të takimit të gjithë u zotuan se së bashku do të punojnë në realizimin e projektit, duke llogaritur edhe angazhimin personal të vetë z.Bujar Berisha
Lajmet