Ballina BreadCrumbTrailer Lajmet

TAKIM I MINISTRIT SASHA RASHIQ ME DELEGACIONIN E KËSHILLIT TË EVROPËS

Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Sasha Rashiq, zv/ministri Ismet Hashani si dhe këshilltarja e lartë politike e ministrit, Suzana Angjelkoviq pritën sot një delegacin të Këshillit Evropian, të udhëhequr nga Thomason Hamerberg, Komisioner për të Drejtat e Njeriut.

Në pyetjen e Komisionerit Hamerberg lidhur me kthimin e komuniteteve, re-integrimin e tyre, qëndrueshmërinë e kthimit si dhe statusit të tyre social, shëndetësor dhe arsimor, ministri Rashiq i dha një pasqyrë të gjithanshme dhe koncize të gjendjes lidhur me këto çështje, duke vënë në dukje se ka pasur një ndryshim të theksuar pozitiv, me rezultate të dukshme dhe të sakta nga terreni.

 

 

Me refugjatët punohet seriozisht, në mënyrë që ata të jenë në gjendje që vetë të marrin vendime të pjekura dhe të menduara mirë në baza reale.

 

Vetë procesi i re-integrimit simlifikohet në çdo pikëpamje, posaçërisht në aspektin e stabilizimit të komuniteteve dhe kthimit të qëndrueshëm të tyre, të cilat përmbajnë dhe përfshijnë një sërë aktivitetesh në krijimin e mundësive të punësimit, arsimimit të fëmijëve si dhe mbrojtje shëndetësore dhe sociale.

 

 

I tërë procesi është i mbështetur  në tri dokumente esenciale të cilat janë të përpunuara dhe definuara në mënyrë precize,  e ato janë : Strategjia për Komunitete dhe Kthim, Doracaku për Kthim të Qëndrueshëm dhe Kriteret për kthim të qëndrueshëm.

 

 

Ministri në fjalën e tij foli edhe për bashkëpunimin e suksesshëm me institucionet dhe faktorët ndërkombëtar, i falënderoi ata për ndihmën e vazhdueshme në ndërmjetësim dhe asistencë teknike, me theks të veçantë UNHCR-in, Këshillin e Evropës si dhe MERCY CORPS-in.

 


Prapa

Lajmet

Arkiva e Lajmeve

Shtator 2010
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930

Video