TAKIM I ZV/MINISTRIT ISMET HASHANI ME PËRFAQËSUES TË ZYRËS SË INSTITUTIT DEMOKRATIK DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT ANDRZEJ MIRGA DHE MIRJAM ANGELA KAROLY
Zv/ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Ismet Hashani, priti sot përfaqësues të Zyrës së Institutit Demokratik dhe të Drejtave të Njeriut, Andrzej Mirga dhe Mirjam Angela Karoly, me çrast i informoi ata për punën dhe aktitivitetet e Grupit Punues për komunitetin Rom, Ashkali dhe Egjiptas që funksionon në kuadër të MKK-së, e i cili udhëhiqet nga ai.
Ministria për Komunitete dhe Kthim i ka kushtuar rëndësi të veçantë mbrojtjes së të drejtave të komunitetit RAE dhe integrimit të tyre në shoqërinë kosovare.
Ka investuar në realizimin e projekteve të ndryshme në mënyrë që tu mundësojë kushte më të mira për jetë, kthim të qëndrueshëm dhe integrim të plotë në shoqërinë kosovare tha zv/ministri Hashani.
Angazhimet e këtij grupi janë të harmonizuara në përputhje me Strategjinë për Komunitetin RAE, i cili është hartuar nga Zyra e Kryeministrit për Qeverisje të Mirë.
Përveç projekteve të realizuara në infrastrukturë dhe arsimimin e fëmijëve të këtyre komuniteteve, me theks të veçantë mysafirët u informuan edhe për angazhimet e Qeverisë së Kosovës përkatësisht MKK-së me qëllim të mbylljes së kampeve Osterode dhe Çesmin Llug, ku kushtet e jetës janë të vështira dhe ajri i kontaminuar, të dhëna këto të verifikuara vitin e kaluar nga ana e OBSH-së.
Mysafiri ishte i impresionuar me angazhimet që ka bërë dhe po bënë MKK-ja për këto komunitete si dhe u dakorduan që në të ardhmen të shkëmbejnë më tepër informacione të MKK-së nga terreni që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të jetës dhe integrimin e këtyre komuniteteve në shoqërinë kosovare.
Lajmet