Lajmet
Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për realizim projektesh
23.03.2010
Të martën, me datë 23 mars 2010, në Komunën e Graçanicës u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Komunës së Graçanicës, Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe Zyrës për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit. Memorandumi u nënshkrua nga Kryetari i Komunës së Graçanicës, z. Bojan Stojanoviq, Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, z. Srxhan Sentiq, ndërsa në emër të ministrit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim nënshkroi Sekretarja e Përhershme e kësaj ministrie znj. Zana Kotorri.më shumë
MINISTRI SASHA RASHIQ PRITI TË KTHYERIT E KOMUNËS SË ISTOGUT
23.03.2010
Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Sasha Rashiq, shefi i misionit të UNHCR-it, Herman Stuurwold, përfaqësues të lartë të Kuvendit Komunal të Istogut si dhe përfaqësues të tjerë vendor dhe ndërkombëtarë, pritën sot të kthyerit e Komunës së Istogut, në fshatrat Dragoljevc dhe Dobrushë me qëllim të mbështetjes së kthimit vullnetar spontan në Kosovë.më shumë
Lajmet

